Shkupi sërish në listën e kryeqyteteve me ajër më të ndotur në botë

nga Xh M

Shkup, 24 nëntor – Maqedonia e Veriut edhe këtë mëngjes u zgjua me ajër të ndotur. Kryeqendra është me ajër shumë të ndotur, ndërsa edhe në Kërçovë ka nivele të larta të ndotjes së ajrit, transmeton FaktiDitor.ch

Përqendrimi i grimcave PM2.5 në Shkup aktualisht është 5.3 herë më shumë se vlera e udhëzimit vjetor të cilësisë së ajrit të OBSH-së.

Të dhënat nga stacionet matëse të Ministrisë së Mjedisit Jetësor edhe mbrëmë treguan se ndotje shumë të lartë ka pasur në Kërçovë.

Në listën e IQ Air, këtë mëngjes Shkupi është kryeqyteti i 18-të më i ndotur në botë. Ka pasur ditë kur ishte edhe në dhjetë qytetet më të ndotura, gjë që është alarmante.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More