Shpallet fajtor ish-gjyqtari i Kushtetueses, Fatos Lulo

nga D V

Gjykata e Posaçme shpalli fajtor ish-gjyqtarin e lartë, Fatos Lulo, për veprën penale të “fshehjes e mosdeklarimit të pasurisë”.

Lulo u dënua me 9 muaj burg, por nuk rrezikon vajtjen në qeli, pasi dënimi u konvertua në 80 orë pune në imteres të publikut.

SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg për ish-gjyqtarin e Kushtetuese, Fatos Lulo, i akuzuar për “fshehje të pasurisë”, shkruan A2 CNN.

Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament në Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo ishte magjistrati i parë që iu nënshtrua procesit të vetingut dhe gjithashtu i pari që humbi vendin e punës për shkak se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti në përfundimin se pasuria e tij qindra mijëra euroshe nuk mund të justifikohej me burime të ligjshme. Ai u shkarkua nga detyra më 23 mars të vitit 2018.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More