Shpërthim në oborrin e një shtëpie në veri, s’ka të lënduar

nga D V

Një shpërthim ka ndodhur sot rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në një oborr të një shtëpie në Uglare, të Zubin Potokut.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani.

Siç tha Elshani nuk ka të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

“Shpërthim në një oborr të një shtëpie në Uglare. Dëme të vogla materiale, nuk ka të lënduar. Policia ka dal në vend të ngjarjes me njësit adekuate dhe po merret me rastin”, ka thënë Elshani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More