Shqipëria dorëzon në KE dokumentacionin e plotë për Kapitullin e Doganave

nga D. V.

Administrata Doganore Shqiptare ka dorëzuar zyrtarisht pranë Komisionit Europian paketën e plotë të dokumentacionit për përmbushjen e kushteve përmbyllëse (closing benchmarks) në kuadër të Kapitullit 29 – “Bashkimi Doganor”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Puna për përgatitjen e kësaj pakete ka përfshirë një proces të koordinuar dhe intensiv, ku Administrata Doganore përgatiti dhe dorëzoi: kalendarin legjislativ dhe tabelat e konformitetit me acquis të BE-së; strategjitë kryesore të administratës në fushat e biznesit, burimeve njerëzore dhe trajnimit; masat për rritjen e integritetit dhe performancës së strukturës doganore; planin kombëtar shumëvjeçar për sistemet IT dhe masat për ndërveprimin me sistemet e BE-së; informacion mbi ratifikimin e Protokollit të Konventës Kuadër për Kontrollin e Duhanit; raportin vjetor “Libri Jeshil-Dogana 2024 dhe Prioritetet 2025”, i botuar për të katërtin vit radhazi.

Administrata Doganore Shqiptare thekson se mbetet e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha detyrimeve të Kapitullit 29, përmes forcimit të kapaciteteve administrative, modernizimit të sistemeve digjitale, dhe bashkëpunimit të thelluar me strukturat e BE-së në luftën kundër tregtisë së paligjshme.

“Ky është një moment historik që i shërben jo vetëm integrimit të Shqipërisë në BE, por edhe ndërtimit të një administrate moderne, të besueshme dhe në shërbim të qytetarëve e biznesit”, bën të ditur DPD.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More