“Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer”, Begaj tregon bisedën gjatë takimit me Trump

nga D. V.

Presidenti Bajram Begaj tregoi sot në një intervistë televizive bisedën që shkëmbeu gjatë takimit me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, gjatë vizitës së tij të fundit në SHBA ku kryesoi delegacionin shqiptar në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Begaj u shpreh se ishte moment krenarie, kur presidenti Trump i pohoi në anglisht “Albania is doing great job”, (Shqipëria po bën një punë të shkëlqyer).

Gjatë Asamblesë u organizua dhe pritja nga Presidenti Trump dhe zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku morën pjesë kryetarët e shteteve dhe kryetarët e qeverive ku i pranishëm ishte dhe Presidenti Begaj.

“Kur takon presidentin Trump është gjithmonë kënaqësi dhe emocion. Por ai moment i takimit mendoj se vlen më shumë më shumë së gjithçka tjetër kur presidenti Trump të flet në anglisht dhe të thotë se ‘Albania is doing great job’”, u shpreh Begaj.

Kreu i shtetit tha se kjo shprehje e ka bazën te marrëdhëniet strategjike dhe miqësia e hershme mes dy vendeve.

“Nën administratën Trump raportet midis SHBA dhe Shqipërisë për sa i përket bashkëpunimit sidomos në fushën ekonomike do të forcohen”, tha Begaj.

“Mendoj që fushat me interes të ndërsjellë siç mund të jete ekonomia e lidhur me turizmin apo e lidhur me energjinë apo marrëdhëniet në fushën ushtarake do të njohin njohje të reja dhe avancim të mëtejshëm”, theksoi Begaj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More