“Shqiponjat”, FNSH dhe RENEA aksion në Pogradec, kontrollohet banesa e të kërkuarit

nga D V

Burime nga Policia bëjnë me dije se Drejtoria Vendore e Policise Korçë, RENEA, FNSH, Shqiponjat, dhe Forca e Posaçme Operacionale janë duke zhvilluar operacion masiv në Pogradec.

Operacioni po bëhet për drogë, armë e kapje të personave në kërkim. Deri në këto momente janë zhvilluar dhjetëra kontrolle.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se janë sekuestruar armë zjarri, armë gjahu e armë të ftohta, shuma parash e lëndë narkotike. Renea ka rrethuar banesën e të kërkuarit Erjon Llapushi, dhe po ushtron kontroll të imtësishëm në brendësi të banesës së tij.

Burime nga Policia bëjnë me dije se do ketë njoftim për mediat kur të përfundojë operacioni.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More