Shqiptari, nga refugjat politik në kryetar i Këshillit bashkiak të Lozanës

nga L. M

Musa Kamenica, i ardhur nga Kosova në Zvicër në moshën 18-vjeçare, sot mban titullin e qytetarit të parë të Lozanës. Pas diplomimit në Shkencat Politike në Universitetin e Lozanës (UNIL) dhe zgjedhjes si anëtar i këshillit komunal në vitin 2016, ai ka marrë detyrën e Kryetarit të Këshillit Bashkiak të qytetit që nga 1 korriku.

‘Për mua ka një rëndësi të madhe simbolike,’ thotë Kamenica për Lausanne Cités. ‘Është një shenjë njohjeje për angazhimin tim në shoqërinë e Lozanës, por edhe një dëshmi për hapjen dhe kapacitetin e integrimit që ka ky qytet’.

Musa kujton sfidat e para si refugjat politik dhe thotë se edhe pse nuk i pëlqen të flasë për veten, ndjen krenari për arritjen e tij. ‘Ky është kulmi i një procesi të gjatë integrimi dhe angazhimi në shoqëri’.

Për prindërit e tij, që jetojnë ende në Lozanë, kjo është një arritje që ka vlerë të veçantë. ‘Të largohesh nga vendi yt dhe të nisësh nga e para është një hap i madh në të panjohurën’. Sot, për ta, fakti që djali i tyre është bërë qytetari i parë i qytetit, është jo vetëm burim krenarie, por edhe një mënyrë për të legjitimuar atë vendim të vështirë që morën dikur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More