Shtatë persona janë evakuuar nga fshati i djegur Stroimanc në Sveti Nikollë

nga Xh M

Sveti Nikollë, 30 korrik – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka informuar se shtatë personat e bllokuar në një shtëpi në fshatin Stroimanc të Komunës së Sveti Nikollës janë evakuuar në mënyrë të sigurt pasi një helikopter policor fillimisht hodhi ujë në vendin e ngjarjes, ndërsa më pas me shpejtësi janë futur zjarrfikësit nga Shoqata vullnetare e zjarrfikësve të Sveti Nikollës dhe me automjete nga unaza e zjarrit i kanë nxjerrë shtatë personat.

“Mirënjohje e madhe për zjarrfikësit e guximshëm dhe pilotët e guximshëm”, ka thënë Angellovi pas tërheqjes së shtatë personave nga zjarri në Stroimanc në Komunën e Sveti Nikollës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More