Shtatë të mitur përleshen mes veti në Prishtinë – dy prej tyre dërgohen në mbajtje

nga D V

Shtatë të mitur janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë, për shkak te të njëjtit ishin përleshur mes vete.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:15.

“Janë shoqëruar në stacionin policor shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përleshur në mes vete. Tek dy të dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy thika”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More