“Shtëpia e Shëndetit” Shkup: Shërbimi i urgjencës do të punojë 24 orë për festat e Krishtlindjeve

nga D V

Shkup, 3 janar – Urgjenca do të punojë 24 orë për festat e Krishtlindjeve, njësia për vizita në shtëpi nga ora 07:00 deri në 21:00, konfirmuan sot nga Instituti i Shëndetit Publik “Shtëpia e Shëndetit” Shkup për MIA-n.

“Njoftojmë se Shërbimi për NSHM me trajtim shtëpiak dhe kujdes urgjent stomatologjik në ISHP “Qendra e Shëndetit Shkup” Shkup, gjatë festave të Krishtlindjeve me datën gjashtë dhe shtatë janar, do të punojë me orarin në vijim. Shërbimi i NSHM do të punojë 24 orë dhe njësia e vizitave në shtëpi do të punojë nga ora 07:00 deri në orën 21:00”, informuan nga ky institucion publik shëndetësor.

Nga aty shtuan se ambulancat shëndetësore në turnin e tretë, të dielave dhe gjatë festave, do të punojnë në vazhdimësi në të dyja ditët në poliklinikat “Gjorçe Petrov”, “Bit Pazar”, “Çair”, “Shuto Orizari”, “Jane Sandanski, “Çento” dhe “Draçevë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More