Shtohen fëmijët alergjik, mjekja: Mos u vetëmjekoni

nga Xh M

Fëmijët alergjik po shtohen çdo ditë. Kjo evidentohet edhe nga mjekët në spitalin ditor në QSUT. Ata pohojnë se aktualisht janë të aktivizura të gjitha llojet e alergjive qoftë ato respiratore nga polenet, por edhe alergjitë gjithëvjetore nga myku, pluhuri apo alergjitë ushqimore.

“Tek fëmijët sëmundjet alergjike janë rritur, dhe fluksi vazhdon e rritet nga viti në vit. Dy palët rëndohen në këtë periudhë, rëndohet qoftë rrufa, qoftë azma”, tha Eris Mësonjësi Alergologe, QSUNT.

Mjekja apelon që në çdo rast kur kemi një episod alergjik të mos vetëmjekohemi.

“Këshilla imë është që pacientët që kanë probleme me alergjitë të paraqiten tek alergologu që të marrin shërbimin e duhur dhe të mos abuzohet me mjekimet direkt në farmaci, sepse jo gjithmonë japin efektet e duhura”, shton alergologia.

Në spitalin ditor janë të shumtë pacientët kronik që paraqiten për të marrë mjekimet dhe kryer ekzaminimet. I gjithë shërbimi ofrohet brenda 24 orëve pa patur nevojën e shtrimit në spital.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More