Shtyhet gjykimi për “Shkallët spanjolle”

nga Redaksia

Shkup, 13 maj – Gjykimi për “Shkallët spanjolle” shtyhet me kërkesë të avokatit mbrojtës të katër të akuzuarve, i cili është penguar të marrë pjesë në seancën.

Siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale Shkup, në marrëveshje me palët do të jepen data të reja për vazhdimin e seancës kryesore, të cilat do të jenë të disponueshme përmes kalendarit të gjykimit në ueb faqen e gjykatës.

Në rastin “Shkallët spanjollë”, janë të akuzuar ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilia Radojkova, Snezhana Kërstevska, Risto Papazov, Lidija Smilanovska dhe Marjan Jovanov.

Ata akuzohen se me shitjen e paligjshme të parcelave para objektit të EVN-së në sheshin në Shkup, e kanë dëmtuar shtetin për 2,6 milionë euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More