Shtyhet seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro

nga D. V.

Seanca për pretencën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, u shty pasi ky i fundit nuk ishte i pranishëm në sallë. Në deklaratë nuk u caktua data dhe ora për arsyet e mungesës së tij.

Për shkak se Jorgo Goro nuk ka shprehur qartë nëse mungesa i referohet ditës së sotme apo jo, vullneti i tij konsiderohet i paqartë. Gjykata caktoi seancën e radhës për të premten, më 4 korrik, në orën 11:00.

Nga hetimet, SPAK thotë se Jorgo Goro, në kohën kur ushtronte detyrën si kryetar i Bashkisë Himarë, në bashkëpunim me ish-zyrtarët Jerasimo Bashi dhe Vasillaq Strakosha, ka miratuar kalimin e pronave në mënyrë të parregullt, në dëm të disa banorëve të zonës.

Çështja është pasojë e kallëzimit të bërë nga Fredi Beleri, i cili pretendon se në vitin 2016 Goro i ka dhuruar pasuesit të tij në detyrë, Arqile Bollano, një sipërfaqe prej 4,263 m² tokë./euronewsalbania/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More