Shtylla: Bankat kanë rreth 75% të kredisë të kolateralizuar

nga D V

Bankat tregtare në vend kanë rreth 75% të kredisë të  kolateralizuar.

Diana Shtylla, zv. drejtore e Departamentit të Stabilitetit Financiar në Bankën e Shqipërisë tha se, “në 6-mujorin e parë 2024, mbulimi i kredisë me kolateral është rritur në nivelin mbi 75% dhe mbulimi me provigjone është në nivelin 67%, çka tregon se bankat janë të përgatitura të realizojnë një aktivitet kreditues të shëndetshëm dhe pa rrezik të shtuar”.
Sipas saj, në trend të kënaqshëm është edhe raporti i kredive të humbura, që është ulur me 0.5% në fund të 6-mujorit të parë 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
“Rreziku i kredisë është i kontrolluar dhe cilësia e kredisë ka ardhur duke u përmirësuar “, deklaroi Shtylla.
Ajo bëri të ditur se, kreditimi ka shënuar rritje dhe rritja më e fortë është në portofolin në monedhën vendase dhe kreditimi ka financuar më shumë sektorin e pasurive të paluajtshme si për individët dhe bizneset.
“Ky trend kreditimi pritet të vazhdoj edhe në 6-mujorin e dytë të vitit”, u shpreh Shtylla.
Gjithashtu, informoi ajo, treguesi i likuiditetit dhe mjaftueshmërisë së bankave, janë brenda parametrave të përcaktuar nga BSH-ja, për zbutjen e rrezikut nga kreditimi.
Ndërkohë kreditë për individët kanë një nivel më të lartë mbulimi me pasuri të paluajtshme me rreth 60%; për segmentin e kredisë në valutë të individëve shkalla e mbulimit me kolateral pronë arrin në 70%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More