Shtypi ditor në bibliotekën e Tetovës: Rrezikon të zhduket, vendi ku ruhet s’ka kushte

nga Xh M

Tetovë, 16 shkurt – Shtypi ditor i arkivuar në Bibliotekën e Tetovës nga vitet 1945-e deri në vitet 90-ta po rrezikon të zhduket pasi vendi ku ruhet nuk i plotëson as kushtet elementare.

“E gjitha historia e popullit shqiptar por edhe të popujve tjer në ish sistemin jugosllav pothuajse është këtu prapa meje të regjistruara në shtypin ditorë të kohës, ku për momentin janë në zhdukje shkaku i kushteve ku qëndrojnë. Këtu afër meje kam gazetën “Rilindja” që ka pasqyruar ngjarjet e kohës”.

Drejtori i Biblotekës së Tetovës Mahi Murtezani, tha se zgjedhja e këtij problemi nuk është në dorën e tij por kërkoi nga Ministria e Kulturës të vepron shpejtë.

“Prej këtu bëj apel organeve kompetente që janë si Ministrisë së Kulturës dhe të gjithëve faktorve tjerë relevant të kohës politikën që të bëjnë të pamundërtën që të vijon punimet e ndërtimit të rinjë që ne këtë material që është shumë i vlefshëm jo vetëm për në në Maqedoninë e Veriut por për të gjithë rajonin e Ballkanin, pasi i gjithë shtypi ditorë i kohës nga 1945-ta në të gjithë gjuhët i kemi mbledhur i kemi sistemuar në formë të librave që në të ardhmen do të shërben për studiusit”, u shpreh drejtori i Biblotekës së Tetovës, Mahi Murtezani.

Në gjendje të mirë nuk janë as librat që janë në magazina si romane, poezi, prozë dhe lektyrat, janë po në të njejtën gjendje, të grumbullura në cepe të Pallatit të Kulturës.

“Është e vështirë pasi hapësirat i kemi shumë të vogla dhe të kufzuara. Disa libra i kemi vendosur lartë në magazinë. Na atë formë nuk mund të funksionojnë, pasi libri amortizohet edhe duke qëndruar, duke pasur parasysh edhe kushtet ku janë ato libra, duhet intervenim të shpejtë po varet nga institucionet”, u shpreh Ajnure Dehari, punonjëse në Biblotekën e Tetovës.

Bibloteka e Tetovës për momentin funksionin në një hapësirë shumë të vogël prej 145 m2, pasi me vendim të ish Qeverisë dhe Ministisë së Kulturës hapsirat e Biblotekës së Tetovës u janë dhuruar Europe House Tetovo.

Ndërsa Biblotekën e Tetovës e vendosën në hapësirat që i shfrytëzonte Fakultetit i Muzikës në Tetovë, por pa kushte elementare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More