Shuhen 33 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 6 mbeten ende aktive

nga D V

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar si çdo ditë raportin për situatën e krijuar nga zjarret në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Në total janë shuar 33 vatra zjarri nga 39 vatra të raportuara.

“Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe  fshatin Kus, bashkia Tiranë.”

Këto vatra zjarri nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara dhe për shuarjen e tyre janë angazhuar në terren strukturat e pushtetit vendor dhe atij qendror.

Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More