Shuhet nga jeta ikona e filmit dhe teatrit- Enver Petrovci

nga D. V.

Ka ndërruar jetë Enver Petrovci, ikona kosovare e botës së artit.
Kështu është bërë e dit nga familjarët e tij pak më parë, ku u tha se kjo është dhimbje e madhe për familjen dhe artin, transmeton lajmi.net.

“Me dhimbje dhe pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe për familjen tonë dhe për mbarë artin shqiptar. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas”, thuhet në publikim.

Enver Petrovci i njohur si aktor, shkrimtar dhe regjisor kosovar kishte krijuar vepra të ndryshme të cilat padyshim do të mbahen mend gjatë.

Petrovci viteve të fundit kishte pasur disa probleme shëndetësore.

Enver Petrovci njihet si ikona e filmit dhe teatrit kosovar për shumë vite. Petrovci vdiq në moshën 71 vjeçare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More