Si e bastisi MPB shtëpinë e Maja Llozaonvskës, drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Kërste Petkov Misirkov”

nga Xh M

Demir Hisar, 9 gusht – Me urdhër të Prokurorisë policia mbrëmë ka kryer bastisje në shtëpinë e Maja Llozaonvskës, drejtoreshë e Shkollës së Mesme “Kërste Petkov Misirkov” në Demir Hisar si dhe në zyrën e saj në Shkollë. Ajo dyshohet për “falsifikim dhe shkatërrim të librave afarist”.

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur policia kishte shkuar në shtëpinë e Llozanovskës, ndërsa ajo ndodhej në pushim mjekësor. Prokuroria thotë se urdhri i bastisjes është kompetencë e policisë, por gjithashtu thonë se nuk është lëshuar asnjë urdhër për ndalimin e Llozanovskës ose për bisedë urgjente në këtë rast. Pas komenteve të ashpra në rrjetet sociale për sjelljen e policisë, opozita e akuzoi këtë sjellje si provë se regjimi është kthyer dhe se qëllimi është të zëvendësohet drejtorja para se të shpallen zgjedhjet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More