Siguria e stafit dhe pacientëve nuk është e rrezikuar – deklaratat e fundit janë të pabazuara

nga Xh M

Një incident ka ndodhur të shtunën në Qendrën Emergjente, ku dy persona ishin sjellë për trajtim si pasojë e një përleshje që kishte ndodhur më herët në Prishtinë. Sherrin e nisur në rrugë, të rinjtë e vazhduan edhe në spital.

E lidhur me ngjarjen në fjalë është deklaruar, Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar përmes në një komunikate.

ShSKUK, në deklaratë thekson se mjekët, stafi mjekësor dhe ai mbështetës nuk janë të rrezikuar në asnjë moment gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në QKUK.

“Në Klinikën Emergjente janë të kontraktuar 24 orë policë dhe punëtorë sigurimi, të cilët kujdesen për sigurinë e stafit dhe pacientëve. Është e vërtetë që stafi ynë trajton raste të ndryshme, përfshirë edhe ato të ndjeshme apo me të dyshuar për vepra kriminale, por asnjëherë nuk ka pasur rrezikim të drejtpërdrejtë të stafit mjekësor. Në rastet kur ka pasur situata që kërkonin ndërhyrje, sigurimi dhe policia kanë reaguar menjëherë dhe me profesionalizëm – siç e pranon edhe vetë mjeku në deklaratën për të cilën po reagojmë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

“Prandaj, konsiderojmë se deklarata të tilla janë të pamatura dhe të pabazuara, dhe nuk ndihmojnë në ndërtimin e një klime të mirëbesimit dhe bashkëpunimit në sistemin shëndetësor. QKUK mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime të sigurta dhe cilësore për qytetarët, duke garantuar një ambient të mbrojtur për të gjithë punonjësit e saj”, thuhet tutje në deklarimin e ShSKUK-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More