Shkup, 26 shtator – Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova thotë se nuk do të mund të përgjigjet saktësisht nëse do të mund të zbatohet “propozimi francez plus” dhe qëndrimi i Qeverisë që së fundmi u prezantua në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siljanovska Davkova rithekson se në Marrëveshja e miqësisë me Bullgarinë nuk ka asnjë dispozitë për ndryshim të Kushtetutës dhe thekson se nuk mund të ketë sepse është e lidhur me komisionet historike dhe diskutimet e tyre. Megjithatë, thotë ajo, ne mund t’i qasemi Marrëveshjes në një mënyrë tjetër.
“Nuk do të mund të përgjigjem me saktësi, megjithëse në margjina pata një takim miqësor me Presidentin e Bullgarisë, Radev. Fraza më e përsëritur nga të gjitha është se duhet të respektojmë marrëveshjet, sigurisht kushdo që njeh të drejtën dhe ligjin ndërkombëtar e di që nuk ka asnjë dispozitë në Marrëveshjen e Fqinjësisë së Mirë dhe Miqësisë që thotë se Kushtetuta duhet të ndryshohet dhe nuk mund të ketë se është e lidhur me komisionet e famshme historike dhe negociatat e tyre.