Siljanovska Davkova – Pelegrini: Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është peng i bilateralizimit të zgjerimit

nga D V

Shkup, 12 nëntor – Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, eurointegrimet e vendit, si dhe nevoja për paraqitje të përbashkët rajonale në tejkalimin e sfidave globale, kanë qenë temë e bisedës së presidentes Gordana Siljanovska Davkova me kolegun e saj sllovak, Peter Pelegrini në margjinat e Samitit për ndryshime klimatike (KOP29) në Baku.

Siç kumtoi Kabineti i Siljanovska Davkova, presidenti sllovak në takim ka vlerësuar se eurointegrimi i vendit është peng i bilateralizimit të zgjerimit të BE-së, me ç’rast ka theksuar se Sllovakia është përkrahës i fuqishëm i zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe Bratisllava e ka kritikuar bllokadën e eurointegrimit të vendit në shumë takime të Këshillit të BE-së.

Presidentja Siljanovska Davkova ka theksuar se lartë e çmon përkrahjen e deritanishme nga Sllovakia për rrugën tonë eurointegruese dhe ka shprehur bindje se ndihma e ndërsjellë do të vazhdojë edhe më tej në pjesën e mëtejshme të procesit të aderimit tonë në Bashkimin Evropian.

Presidentja ka shprehur kënaqësinë për zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë dhe bindjen për bashkëpunim edhe më të suksesshëm dhe më të frytshëm në periudhën në vijim. Si aleate e NATO-s, presidentja Siljanovska Davkova shprehu besimin për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More