Skema Kombëtare e Investimeve, Denaj: Mbështetje për zgjerimin e aktivitetit bujqësor

nga D. V.

Bujqësia është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare, e cila ofron mundësi punësimi për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë dhe luan një rol kyç në furnizimin e tregut me produkte ushqimore vendase.

Sherbet Harziti, një fermer nga Baldushku me përvojë 15-vjeçare në bujqësi, ka ndërtuar një fermë model ku prej 8 vitesh kultivon me kujdes domate të vogla cilësore, të njohura për shijen e tyre të veçantë, freskinë dhe konkurrueshmërinë në treg.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri me dije se Harziti është përfitues i Skemës Kombëtare të Mbështetjes prej disa vitesh, përfshirë masat për mbështetjen e naftës dhe investime në sera. Kjo mbështetje i ka mundësuar atij të zgjerojë aktivitetin bujqësor, duke ulur kostot dhe rritur qëndrueshmërinë ekonomike të fermës së tij.

“Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, ku ofrohet një grant prej 50%, si dhe mbështetje nga Kredia e Butë e kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2%, me mbulim kolateral deri në 70%”, theksoi ministrja Denaj.

Për të mbështetur fermerët dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme ekonomike, qeveria shqiptare ka krijuar Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët. Kjo skemë përfshin subvencione të ndryshme, përfshirë mbështetjen për naftën bujqësore, investime në sera dhe kredi me kushte të favorshme, me qëllim nxitjen e modernizimit të fermave dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në treg.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More