Soni Malaj për Shpat Kasapin: Lamtumirë miku im, humbëm një shpirt të rrallë

nga D. V.

Vdekja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka tronditur skenën muzikore shqiptare dhe publikun e gjerë.

Mes shumë reagimeve të artistëve dhe fansave, Soni Malaj ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjetet sociale, duke përkujtuar mikun e tij dhe duke shprehur pikëllimin për humbjen e një artisti dhe njeriu të veçantë.

Në postimin e saj, artistja përshkruan Shpatin si një mik, me një shpirt të bukur dhe talent të jashtëzakonshëm, që preku zemrat e shumë njerëzve me muzikën dhe energjinë e tij.

Ajo thekson se zëri, këngët dhe kujtimet që ai la pas nuk do të harrohen kurrë.

Postimi i plotë:

“Lamtumirë miku im…

Sot u zgjova me lajmin me te trishtuar. U shua papritur një zë, një shpirt i bukur, një artist që me talentin e tij preku zemrat e shumë shqiptareve anembane.

U shua një mik, një njeri me dritë, me qeshjen e tij të ngrohtë, me shpirtin e tij të pastër që gjithmonë gjente forcë t’i jepte muzikës më të mirën e vetes.

Është e vështirë të pranohet se një atak kardiak mund të marrë kaq padrejtësisht dikë që kishte kaq shumë për të dhënë.

Por zeri yt, këngët e tua, momentet e paharrueshme që ke lënë pas tek ne nuk do te harrohen.

Do të jetojë mirë­sia jote, pasioni yt, zeri dhe muzika jote

Sot nuk humbëm vetëm një artist ,humbëm një shpirt të rrallë.U prehsh në paqe, miku im.Drita jote nuk do të fiket kurrë”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More