Sonte mblidhet Grupi Parlamentar i PDK-së, vendosin për ditën e nesërme

nga D. V.

Partia Demokratike e Kosovës nuk ka vendosur ende se si do të veprojë në seancën konstituive të Kuvendit, e cila pritet të mbahet nesër.

Deputeti i kësaj partie, Fadil Demaku, tha se qëndrimi përfundimtar do të përcaktohet gjatë një takimi që Grupi Parlamentar i PDK-së do të mbajë sonte.

“Nuk mundem me dhënë përgjigje, sepse kemi takim sonte në mbrëmje dhe në këtë takim merren gjitha vendimet se si do të veprojë PDK nesër,” tha Demaku në një deklaratë për FrontOnline.

Ai bëri të ditur se qëndrimi i PDK-së do të formalizohet pas takimit me Grupin Parlamentar, ku pritet të diskutohet rreth pjesëmarrjes dhe votimit të mundshëm për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Kemi takim me Grupin Parlamentar dhe aty e marrim vendimin,” shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More