Shkup, 2 tetor – Mbrëmë në kuadër të Skupifestivalit, i cili mbahet në Teatrin shqiptar Shkup, u shfaq pjesa “Gruaja e Makbethit dhe unë 2.0”.
Autor dhe interpretues ishte Mirel Knez, ndërkaq regji Nik Uper, produksion i teatrit Global nga Ljubljana e Sllovenisë.

Pas saj, u luajt shfaqja “Tërbim për dy persona ose më shumë”, prodhuar nga teatri Hera nga Stambolli, me autor Euzhen Jonesku, regji Senem Xhevher, në role: Ozkan Ozen, Best Ozen, Oguz Kaan Kahraman.

Sonte Skupifestival do të vazhdojë në ora 20:00, me shfaqjen “Don Zhuani”, e autorit të njohur francez, Molieri, në regji të Vasil Vasilevit, prodhuar nga Teatri kombëtar i Nishit. Rolet i luajnë Dejan Lilliq, Dragisha Velkoviq, Maja Vukojeviq Cvetkoviq, Andrija Mitiq, Urosh Millojeviq, Katarina Mitiq Pavlloviq, Natallija Joviq, Danillo Petroviq, Marjan Todoroviq dhe Milosh Mitroviq.