Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

nga D. V.

Deklaratat përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë përfunduar dje. Fjalët përfundimtare i ka dhënë edhe Mbrojtësi i viktimave.

Ndërkohë, sot është dita e paraparë për fjalën e fundit të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, i cili ka njoftuar se në orën 09:00, do të nisë deklarata përmbyllëse e mbrojtjes.

“Do ta paraqes deklaratën përmbyllëse në gjykimin për krime lufte të klientit tim, Hashim Thaçi, (të mërkurën) në orën 9:00 sipas Kohës së Europës Qendrore (CET). Mund ta ndiqni në këtë lidhje, me një vonesë prej 45 minutash (videoja do të fillojë në orën 9:45 CET): https://streaming.scp-ks.org“, shkroi ai në një postim në X.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More