​Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërprehet në rrugën Klinë-Pejë

nga Xh M

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot në trasen e zgjerimit të rrugës nacionale N9.1, segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi i masave shkëmbore nga ana e majtë dhe e djathtë e zgjerimit të rrugës.

Sipas njoftimit, me këtë rast do të bëhet ndërprerja e qarkullimit të trafikut nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik.

“Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin. Nga ora 15:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njofitm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More