Sot do të nënshkruhet marrëveshja e grantit me USAID-in në vlerë prej 34.5 milion dollarësh.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Presidencës.
Amendamenti nr 06 i marrëveshjes së grantit për objektivat zhvillimore do të nënshkruhet nga Presidentja Osmani në emër të Republikës së Kosovës dhe nga Mary Elieen Devitt, në emër të USAID”, thuhet në njoftim.
Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas presidentja Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për media.