Sot shënohet 7 marsi, Dita e Mësuesit

nga D V

Shkup, 7 mars – Sot shënohet 7 Marsi- Dita e mësuesit, një festë e cila i kushtohet mësimdhënësve në shkolla dhe universitete.

Shtatë marsi e ka zanafillën e hershme, që kujton themelet e para të shkollës shqipe – në fakt ka filluar të kujtohet që kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe në Korçë.

Mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë u themelua më 7 mars 1887.

Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe të gjithë punonjëseve të arsimit, si edukatorë të brezit të ri dhe si kontribuues të zhvillimit dhe përparimit të shoqërisë shqiptare.

Kjo ditë shënohet tradicionalisht në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More