Spahiu: Përgjegjësi penale për ata që orkestrojnë lajme të rreme

nga D. V.

Nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, në fjalën e mbajtur sot në Konferencën e Kryetarëve, u ndal te çështjet që lidhen me dezinformimin dhe lajmet e rreme.

“Në fundjavë ishim dëshmitarë të një lajmi plotësisht të pavërtetë dhe pa asnjë fakt të cilat vendosën në shënjestër familjarë të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së (Taulant Balla – shën. i red.). Mediet të cilat i servirën këto lajme edhe pse u vunë në dijeni të së vërtetës, vazhduan të përhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës”, u shpreh Spahiu.

Sipas Spahiut, është e papranueshme ajo që ndodhi.

Spahiu tha se “duhen gjetur mekanizmat që në raste të tilla si ky, të marrin përgjegjësitë, qoftë edhe penale, personat që orkestrojnë lajme të rreme të tilla”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More