SPB Shkup me masa të përforcuara për Shkupin si qytet më të sigurt

nga D V

Shkup, 26 gusht –  Nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të përforcuara për Shkupin si qytet më të sigurt gjatë të cilave në më shumë se 20 lokacione janë legjitimuar 126 persona, te 64 prej tyre është kryer edhe kontroll. Kontrollet janë kryer edhe ndaj 54 automjeteve dhe dy motoçikletave.

Nga liria janë privuar katër persona në bazë të nenit 215 të Kodit Penal. Janë konstatuar edhe tri kundërvajtje nga Ligji për armët, kurse një person është arrestuar për arsye se është kërkuar me urdhëresë gjyqësore.

Prezenca e përforcuar policore për Shkupin si qytet më të sigurt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, theksojnë nga MPB-ja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More