SPB Tetovë – Aksion kontrolli në komunikacion, dhjetëra gjoba për parkim të kundërligjshëm

nga D. V.

Më 10 shtator 2025, në territorin e SPB Tetovë është zhvilluar një kontroll i automjeteve dhe drejtuesve të tyre. Gjatë kontrollit, policia ka zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 31 drejtues automjetesh (24 në Tetovë dhe 7 në Gostivar) për parkim të kundërligjshëm, nga të cilët 14 automjete (11 në Tetovë dhe 3 në Gostivar) janë larguar me automjetin special “Merimangë”.

Gjithashtu, gjatë aksionit janë evidentuar dhe sanksionuar 113 kundërvajtje të tjera në komunikacion (78 në Tetovë dhe 35 në Gostivar). SPB Tetovë njofton se kontrolle të tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More