SPB Tetovë ngrit kallëzim penal ndaj një kompanie dhe drejtuesve për shkelje të ligjit dhe arkëtim të palejuar

nga D. V.

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj një personi juridik nga Shkupi dhe Gj.D. (49), pronar dhe drejtues i tij, për dyshimet për kryerjen e veprës penale “Shkelja e të drejtës së shpikjes së regjistruar ose të mbrojtur dhe topografisë së qarqeve integrale”.

Gjithashtu, kundër B.T. (42) nga rajoni i Tetovës, e punësuar në këtë person juridik, është ngritur kallëzim për “Pagesa ose arkëtimi i palejuar në valuta efektive të huaja”.

Më 29.01.2025, zyrtarë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike Tetovë kryen kontroll në filialin e subjektit juridik në Tetovë. Gjatë kontrollit u konstatua se personi juridik dhe drejtuesi e pronari nuk posedonin licencat e nevojshme për softuerët që përdornin, ndërsa veprimtaria e basteve ishte zhvilluar pa licencë. Te e punësuara B.T. u gjetën para në valuta të huaja, të fituara në kundërshtim me Ligjin për Punë Devizore.

Procedurat ligjore për rastin po vazhdojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More