Spektakël zogjsh në lumin e Vlorës

nga D. V.

Turizmi rural në fshatrat e Vlorës, po tërheq vizitorë të shumtë të pasionuar pas natyrës, historisë dhe traditave.

Lumi i Vlorës është një prej këtyre atraksioneve, që merr vëmendjen e vizitorëve, jo vetëm vendas, por edhe atyre të huaj në çdo periudhë të vitit duke u kthyer në një pikë turistike.

Një spektakël zogjsh mbi qiellin e lumit të Vlorës, ka krijuar një aureolë mahnitëse, e cila është regjistruar me një aparat celular.

Kryeministri Edi Rama, postoi sot në rrjete sociale këtë video, duke e u shprehur: “Spektakël zogjsh nga lumi i Vlorës”.

Lumi Shushicë ose lumi i Vlorës e ka burimin e tij në fshatin Kuç dhe derdhet në lumin Vjosë. Shushica është një vlerë e shtuar për banorët e zonës, sepse ka ujë të pijshëm dhe prej prurjeve të bollshme shfrytëzohet për vaditje.

Gjithashtu, ura e Bratit mbi lumin Shushicë në Vlorë është një monument i rëndësishëm dhe me vlera për trashëgiminë kulturore, i cili vlen për t’u vizituar në çdo kohë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More