Spiropali: Arbëreshët e Horës, stoli e kombit dhe e historisë së Shqipërisë

nga D V

Në vijim të vizitës në vendbanimin kryesor arbëresh në Siçili, kryetarja e Kuvendit vizitoi sot Muzeun e Kulturës Arbëreshe “Nicola Barbato” në Horën e Arbëreshëve, ku pati mundësinë të njihte nga afër historinë, kulturën, traditat, punën dhe jetën e përditshme të komunitetit arbëresh.

Gjatë vizitës, ajo shprehu vlerësimin e saj për ruajtjen e trashëgimisë dhe identitetit kombëtar nga ky komunitet në diasporë.

Gjithashtu, kryetarja e Kuvendit vizitoi edhe bibliotekën “G. Schirò”, e cila shërben si një libër i hapur për historinë, kulturën, jetën dhe qytetërimin e Arbëreshëvet të Horës. Aty, ajo u njoh me koleksionin e gjerë të materialeve të rralla që dokumentojnë rrënjët e thella dhe trashëgiminë kulturore të arbëreshëve.

Kryetarja e Kuvendit, së bashku me Papas Janin, mori pjesë edhe në një ceremoni shpirtërore në kishën lokale, ku morën bekimin e Shën Mërisë Odigitria. Ky moment solemn u bë një lutje e përbashkët për mirëqenien e të gjithë Arbëreshëve të Horës, të Siçilisë, të Italisë, dhe për shqiptarët kudo që ndodhen në botë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More