Spiropali: E domosdoshme linja ajrore direkte Tiranë-Palermo

nga D V

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë mes Kuvendit të Shqipërisë dhe bashkive arbëreshëve në Itali, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit kryetarin e Bashkisë Hora e Arbëreshëvet, Rosario Peta, njëkohësisht anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës.

Spiropali nënvizoi se, pas vizitës së saj në Horën e Arbëreshëvet, në gusht të vitit të kaluar, për të marrë pjesë në festimet me rastin e themelimit të Horës dhe vendosjen e bustit të heroit tonë Kombëtar tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, bashkëpunimi mes Kuvendit, bashkisë së Horës dhe bashkive të tjera arbëreshe në Itali është intensifikuar.

Spiropali i përcolli kryetarit të bashkisë Peta angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të diskutuar e bashkëpunuar me parlamentin, qeverinë dhe institucionet italiane për zgjidhjen e disa çështjeve të komunitetit të arbëreshëve në Itali.

Theksi u vu në mbështetjen për mësimin e gjuhës shqipe dhe arbëreshe, rritjen e vizibilitetit të komunitetit arbëresh në televizionet italiane dhe vendosjen e një linje direkte ajrore Tiranë-Palermo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More