Spiropali pret drejtuesit e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë: Trajtojmë me respekt çështjet e hapura

nga D. V.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, drejtuesit e Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, kryetarin Et’hem Fezollari dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Aleksandër Marku.

Spiropali diskutoi me Fezollarin dhe Markun mbi disa propozime konkrete të shoqatës për përmirësimin e legjislacionit për statusin dhe trajtimin e ish-të përndjekurve, programeve e shërbimeve, në kuadrin e politikave sociale, kohezionin social dhe drejtësisë sociale në Shqipëri.

Këto çështje, nënvizoi Spiropali, po i trajtojmë me preokupim maksimal institucional, moral e njerëzor dhe respektin për vuajtjet dhe sakrificat e kësaj shtrese gjatë regjimit komunist.

Sipas njoftimit, Kuvendi po punon dhe do të bashkëpunojë me Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe njëkohësisht nxit e monitoron institucionet shtetërore për të plotësuar të gjitha detyrimet për mbështetjen e ish-të përndjekurve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More