Spiropali: Shqipëria, gati të mirëpresë Forumin e Korridorit VIII

nga D. V.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali njoftoi sot nga selia e NATO-s në Bruksel, se Shqipëria është gati të mirëpresë Forumin e Korridorit VIII, i cili do të zhvillohet në Tiranë gjatë muajit shkurt 2026.

Spiropali bëri të ditur se, së bashku me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, është arritur dakordësia me ministrat e Jashtëm të Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë për organizimin e këtij forumi rajonal.

Spiropali theksoi se, për Shqipërinë, Korridori VIII mbetet një korridor historik dhe strategjik, me rëndësi politike, ekonomike, infrastrukturore, të sigurisë Euroatlantike që lidh Adriatikun me Detin e Zi, dhe e kthen Shqipërinë në një nyjë me rëndësi në rajon dhe më gjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More