Stërvitje e përbashkët ushtarake Shqipëri-Kosovë, Maqedonci: Trupat e njësive tona stimuluan skenarë të ndryshëm

nga D V

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për mbylljen e stërvitjes së përbashkët ushtarake midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Maqedonci thotë se gjatë stërvitjeve janë stimuluar skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik.

“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat e njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, ka pohuar ai përmes një postimi në Facebook.

Ndryshe, edhe Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka njoftuar sot mbylljen e stërvitjes së përbashkët ushtarake midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Sipas njoftimit të ministrisë, trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan së bashku aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More