Shkup, 2 dhjetor – Para forumit maqedono–serb të biznesit që mbahet nesër, Zëvendëskryeministri dhe Ministër për Marrëdhënie mes Komuniteteve, Ivan Stoilkoviq, dhe Zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe Ministre e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq, realizuan vizitë të përbashkët në dy kompani të suksesshme “Pekabesko” dhe “Kamnik”.
Vizita, e cila u zhvillua me qëllim thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen e komunitetit të biznesit, përfaqëson një hyrje në forumit e madh maqedono–serb të biznesit që do të mbahet nesër në Shkup.
Gjatë vizitës u ndanë informacione mbi proceset aktuale të prodhimit, potencialin për eksport dhe mundësitë për zgjerimin e tregut në rajon. Të dy përfaqësuesit e lartë theksuan se këto kompani janë shembuj të modeleve të suksesshme të biznesit, të cilat mund të kontribuojnë në lidhjen ekonomike dhe rritjen e konkurrencës në të gjithë rajonin.
Në kontekstin e forumit të ardhshëm, Stoilkoviq dhe Mesaroviq theksuan se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe se ekziston vullnet i qartë për avancimin e tij të mëtejshëm.
Forumi maqedono–serb i biznesit në Shkup do të mbledhë në një vend kompanitë kryesore, institucionet dhe investitorët nga të dy vendet, me qëllim krijimin e mundësive të reja biznesi dhe forcimin e lidhjeve ekonomike.
Para fillimit të forumit, Stoilkoviq dhe Mesaroviq do të nënshkruajnë edhe një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Serbisë.