Strugë, 20 korrik – Temperaturat e larta në vend kanë rritur dukshëm numrin e thirrjeve në ndihmën e shpejtë në Strugë. Më të shumta janë rastet e kolapsit nga nxehtësia dhe dehidratimi, por ka edhe raste të infektimeve virusale dhe аtakut në zemër, kryesisht tek personat më të moshuar, lajmërojnë nga ndihma e shpejtë.
“Nëse kemi pas 10 pacientë në natë, tani kemi mbi 30 pacientë, ndërsa të shtunave të dielave përveç ati numrit që është rrit kemi edhe 40% më shumë. Nuk është diçka e re për komunën tonë, ne përgatitemi për këtë sepse qyteti jonë nga 60 mijë qytetarë arrijn deri në 200 mijë gjatë verës edhe nga turistët edhe nga mërgimtarët.”, u shpreh Dr Gjorgi Terpo, kryemjek në ndihmën e shpejtë
Një nga problemet me të cilat përballet ndihma e shpejtë në Strugë janë edhe thirrjet e rreme, megjithatë kohëve të fundit është reduktuar. Ndërsa kanë probleme të shumta me trafikun gjatë verës, ku automjeti i ambulancës kalon me vështirësi nëpër rrugët e qytetit. Nga ndihma e shpejtë thonë se kanë kërkuar nga policia që të vendoset rend në komunikacion.
“Këtë desha të them sepse komukacioni është kaos, mund të shihni edhe vetë, trafiku është nga Vranishta deri tek rrethi, dhe këtë e apelojmë edhe tek organet kompetente, policia të ndihmojë të rregulloet, edhe nëpër qytet kemi probleme, dikush me vetura lëshoj muzikë të lartë dhe nuk i dëgjojnë sirenat dhe nuk lirojnë rrugë, ndërsa ka edhe raste që të sheh por nuk të lëshon rrugë.”, tha Terpo.
Nga ndihma e shpejtë thonë se kanë staf për të menaxhuar rritjen e kërkesës për ndihmë dhe se po bëjnë gjithçka që tju dalin në ndihmë qytetarëve dhe turistëve. Megjithatë apelojnë që të shmangin daljen në temperatura të larta, të pijnë lengje dhe tê han ushqime më të lehta.