Studiuesja shqiptare Kozeta Miliku vlerësohet si një ndër 5 shkencëtaret më të mira në Kanada

nga Redaksia

Kozeta Miliku është studiuesja shqiptare që është vlerësuar si një nga pesë shkencëtaret më premtuese në Kanada, transmeton Anadolu. Raportohet se vlerësimi është bërë nga gazeta kanadeze “The Globe and Mail”, ku në klasifikimin e saj është përfshirë edhe Miliku.

Media në fjalë ka përzgjedhur pesë shkencëtaret në Kanada që kanë bërë përparime të rëndësishme në shëndetësi, shkencë dhe mjekësi.

Gjithashtu raportohet se gjetjet e studiueses Miliku lidhur me ushqimet që priren të sjellin obezitet në fëmijët deri në 3-vjeç janë kthyer në temë diskutimi në Kanada.

Miliku është me origjinë nga Shqipëria dhe ajo ka studiuar për mjekësi, ndërkohë ka kryer edhe specializime të ndryshme pasuniversitare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More