Moti i keq me erë të fortë dhe reshje intensive kanë përfshirë këtë mesdite edhe qytetin e Vlorës.
Deri më tani, nuk raportohet për probleme të mëdha në qytet, ndërkohë që moti i keq ka boshatisur plazhet, por edhe ka krijuar trafik të rënduar në disa prej akseve të qytetit të Vlorës.
Ndërkohë, reshjet e shiut kanë përfshirë edhe Durrësin, duke detyruar pushuesit të mos frekuentojnë vijën bregdetare.