Suhareka nderon dëshmorët me homazhe në kuadër të Epopesë së UÇK-së

nga D V

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, kryetari Bali Muharremaj, bashkë me Ekzekutivin komunal ka bërë homazhe te Parku i dëshmorëve në Suharekë dhe kanë takuar familjarët  e tyre.

“Lavdi dëshmorëve! Ne asnjëherë nuk do t’i harrojmë”, është shprehur Muharremaj, raporton Telegrafi.

Në këtë ditë të shënuar, sipas njoftimit, homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të subjekteve politike, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, pjesëtarë të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe qytetarë tjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More