Kontrolli i fakteve është thelbësor, por i pamjaftueshëm më vete. Nevojitet një qasje shumështresore që kombinon verifikimin e fakteve me edukimin mediatik, bashkëpunimin ndërmjet mediave, sektorit joqeveritar dhe institucioneve qeveritare. Kjo do të thotë, një qasje gjithëpërfshirëse e të gjithë shoqërisë për të trajtuar dezinformimin. Kjo ishte një nga idetë kryesore që u shfaq në pjesën e dytë të konferencës me titull “Së bashku për të vërtetën: Një qasje gjithëpërfshirëse e shoqërisë për mbrojtjen e demokracisë”, organizuar nga Fondacioni Metamorfozis me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kontrollit të Fakteve, raporton Vërtetmatësi.
Shkruan: Matej Trojaçanec
Sesioni “Demokracia në rrezik: Kontrolli i fakteve dhe moderimi i përmbajtjes në mediat sociale – Përballimi i sfidave duke krijuar një mjedis të favorshëm” diskutoi gjendjen e kontrollit të fakteve në vendet e Ballkanit Perëndimor. Jona Pllumbi, nga organizata e verifikimit të fakteve Faktoje, vuri në dukje se Shqipëria është veçanërisht e ndjeshme ndaj dezinformatave.
“Nuk jemi gati të përballemi me dezinformimin. Po mundohemi të përgatitemi për zgjedhjet parlamentare të majit, por nuk mjafton. Duhet një qasje e shumëanshme ndaj problemit”, tha Pllumbi.
Prandaj, siç e përmendi Pllumbi, Faktoje ka nisur një bashkëpunim me Universitetin e Tiranës për integrimin e edukimit mediatik në arsim, pasi niveli i edukimit mediatik është në një nivel shumë të ulët. Plumbi trajtoi edhe një problem tjetër, si të arrihet tek audienca që nuk është e interesuar për informacion të saktë, pra ata që konsumojnë përmbajtje të shkurtër si ato në TikTok. “Kur shkruanim analiza të gjata për dezinformatat për emigrantët në Shqipëri, a ishte dikush i interesuar? Jo. Aktivitetin më të madh e kishim në videot 40 sekondash,” tha Pllumbi.
Maida Qulahoviq, nga “Pse jo” nga Bosnja dhe Hercegovina, u ndërlidh me temën me përvojën e tyre. Nëpërmjet shërbimeve të verifikimit të fakteve “Istinomer” dhe “Raskrinkavanje”, ata u përpoqën së bashku me platformat të adresojnë problemin duke ndjekur kodin e praktikës, por pa sukses:
“Pa një legjislacion të qartë, platformat nuk do të bëjnë asgjë, pra do të zbatojnë vullnetarisht masat për të adresuar dezinformimin. Gjatë zgjedhjeve të fundit, ne u përpoqëm të punojmë me platformat për postimet dhe përmbajtjet që shkelin kodin e sjelljes [të platformave të Metës], përmbajtje të paligjshme ose ato që bien ndesh me kodin zgjedhor, dhe u raportua vetëm për një pjesë të përmbajtjes.Nga 119 përmbajtje të paraqitura, përgjigje morëm për 25. Vetëm 3 u hoqën, por vetëm pasi apeluam vendimin paraprak”. tha Qullahoviq
Naço Strigulev, nga Blue Link, Bullgari, vazhdoi të njëjtën temë, duke thënë se nuk mund të mbështetemi në platformat për të mbrojtur hapësirën e informacionit, sepse ato janë në fund të fundit kompani të orientuara drejt fitimit: