Sulmet e 11 shtatorit, Begaj: Solidaritet i plotë me popullin dhe institucionet e SHBA

nga D. V.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përkujtoi sot viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut.

Begaj theksoi se, Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë.

Kreu i Shtetit nënvizoi se, Shqipëria shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Begaj në një postim në rrjetet sociale.

Çdo vit më 11 shtator, qyteti i Nju Jorkut përkujton gati 3 000 personat që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001. Atë ditë, katër aeroplanë u rrëmbyen, dy prej të cilëve u përplasën në Kullat Binjake në Nju Jork, një në Pentagon në Uashington D.C. dhe një u përplas në një fushë në Pensilvani.

Aeroplani i fundit ishte planifikuar të fluturonte për në Uashington, D.C., por pasagjerët e këtij fluturimi i ndaluan rrëmbyesit të përfundonin misionin e tyre keqdashës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More