Sulmet kibernetike dhe siguria e informacionit, temë diskutimit ndërmjet Jasharit dhe gjenerali Phillips

nga D. V.

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), në mes të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe drejtorit të Komandës së Forcave Amerikane për Evropë (J6 EUCOM), Gjeneral Major John Phillips.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jahari ka pritur sot në takim Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në EUCOM.

“Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Phillips për bashkëpunimin korrekt dhe profesional në mes të FSK-së dhe EUCOM. Pastaj u diskutua për rreziqet nga sulmet kibernetike dhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë së informacionit dhe komunikimit. Gjeneral Major Phillips përgëzoi Gjeneral Jasharin për arritjet të cilat që janë bërë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjatë këtij takimi Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Drejtori i J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips, përmes një ceremonie zyrtare nënshkruan marrëveshjen e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA).

Tutje, theksohet se kjo marrëveshje është e një rëndësie të veçantë pasi që mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta, kriptografike dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga FSK.

“Marrëdhëniet e FSK-së me aleatët e saj strategjikë janë të rëndësishme në fuqizimin dhe zhvillimin e saj e në linjë me këtë Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM) do të vazhdojë të luajë një rol kyç në ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes”, bëhet e ditur në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More