Sulmi në Ibër-Lepenc, Musliu : U krye nga Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb

nga D V

Pas raportimit të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Mbikëqyrje të AKI-së, kryetarja e këtij komisioni Ganimete Musliu, deklaroi se sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit është kryer nga Millan Radoiçiq, i mbështetur nga Serbia, raporton Ekonomia Online.

Musliu nuk ka ndarë më shumë informacione para mediave, pasi sipas saj këtë e ka thënë Ajeti gjatë raportimit të tij në komision.

“Gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile me provokime të mundshme nga Serbia. Folëm për sulmin në kanalin e Ibër Lepencit dhe për çështje tjera. Në bazë të asaj se çfarë u tha nga drejtori i AKI-së, prapa sulmit qëndron Radoiçiq i mbështetur nga shteti serb”, tha ajo para mediave.

Ajo ka përmendur dhe prezencën e drogave sintetike nëpër shkolla. Sipas sj dhe ky shqetësim është diskutuar në këtë mbledhje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More