Kryetari i fshatit Pozheran në qytetin e Vitisë, Ilir Zuka, i cili është edhe këshilltar komunal, dyshohet së është sulmuar nga persona të panjohur deri sa ka qenë në shoqëri të vëzhguesve të Komisionit Evropian.
“E kemi një rast, Ilir Zuka është kryetar i fshatit në Pozheran, njëkohësisht është këshilltar komunal deri sa ishte në shoqërim me pjesëtarë të Komisionit Evropian që janë edhe vëzhgues kanë qenë në qendrat Pozhoran 2606, në dalje t’u ecë, t’u shku në kafe kanë dalë 2-3 veta nga veturat dhe e kanë sulmuar. Sulmi ka ndodhur edhe në prani të zyrtarëve komisionerëve evropianë. Rasti është raportu edhe në polici”, ka deklaruar nënkryetari i Komunës së Vitisë Hasan Aliu.
Ndërsa, Policia e Gjilanit ka konfirmuar për KALLXO.com se kanë pranuar rastin dhe janë duke e trajtuar.
Më 09.02.2025, qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do mbyllen në ora 19:00.
Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë për 1 milion e 970 mijë e 944 votues me të drejtë vote.