Sulo: Bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë minerare

nga D V

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN), Erlind Sulo, mori pjesë në takimin e 4-rt të projektit REMINDNET, “Recovery of Mining District Network” me fokus në ndarjen e praktikave më të mira, zhvilluar në Universitetit Politeknik të Tiranës me ekspertë nga 25 vende të Evropës.

Legjislacioni, qeverisja, teknikat e rehabilitimit, si dhe menaxhimi më i mirë i efekteve mjedisore sidomos pas mbylljes së minierave, ishin ndër temat kryesore të diskutimit.

Në këtë takim, kreu i AKBN-së, Sulo nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë minerare në Shqipëri, duke theksuar rolin aktiv të AKBN-së në këtë proces. /ATSH/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More